Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Sjellje e papranueshme”, Martini refuzoi intervistën me Hygerta Sakon, Vllaznia i del në krah trajnerit të vet

ShkodraWeb 8 April, 2026
martini xhaferi sako

Klubi i Futbollit Vllaznia dënon me forcë deklaratat e papranueshme dhe gjuhën fyese të përdorur nga moderatorja e RTSH, Hygerta Sako, në emisionin “Supergol”, ndaj trajnerit të ekipit tonë, Edi Martini.

Etiketimi i trajnerit tonë si “i paedukatë”, i bërë publikisht dhe në mungesë të tij në studio, përbën një mungesë të theksuar profesionalizmi, etike dhe respekti minimal ndaj një figure të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Në vijim të kësaj situate, dhe për shkak të mungesës së një kërkim faljeje nga ana e znj. Sako, trajneri ynë ka zgjedhur të ndërpresë dhe të braktisë intervistën, si një reagim i drejtë ndaj këtij trajtimi të papranueshëm.

Për më tepër, vlerësojmë se kjo qasje nuk është vetëm fyese, por edhe e njëanshme në gjykim, duke kaluar kufijtë e analizës profesionale dhe duke rrëshqitur drejt shpifjes dhe denigrimit publik.

Ky nuk është një rast i izoluar. Moderatores në fjalë i janë evidentuar edhe më herët sjellje të papërshtatshme në raport me aktorë të botës së futbollit, përfshirë gjuhë fyese, elementë bullizimi dhe deklarata me tone diskriminuese ndaj futbollistëve të huaj.

LEXONI EDHE: “Inat personal me mua nga 2021”, moderatorja Hygerta Sako i përgjigjet Vllaznisë për Edi Martinin…

KF Vllaznia është e vendosur të mbrojë dinjitetin e trajnerit, ekipit dhe gjithë komunitetit tonë sportiv. Për këtë arsye:

-Dënojmë publikisht këtë sjellje të papranueshme
-Kërkojmë reflektim dhe përgjegjësi institucionale nga RTSH
-Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale, duke depozituar një ankesë pranë Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe organeve përkatëse

Ne besojmë se media publike, e financuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duhet të jetë një shembull i standardeve të larta profesionale, etikës dhe respektit.

Moderatorë dhe analistë që përdorin gjuhë fyese, denigruese, të njëanshme apo që shpifin, nuk mund dhe nuk duhet të kenë vend në drejtimin e emisioneve publike, pasi dëmtojnë jo vetëm individët, por edhe vetë besueshmërinë e medias dhe sportit shqiptar.

KF Vllaznia do të vazhdojë të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerave të sportit, respektit dhe dinjitetit njerëzor. /Deklaratë për mediat e KF Vllaznia/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Vllaznia e pafat, barazohet nga Dinamo në minutën e fundit të shtesës në ndeshjen e parë…
Artikull pasardhës: “Inat personal me mua nga 2021”, moderatorja Hygerta Sako i përgjigjet Vllaznisë për Edi Martinin…

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.