Shkruan në Facebook kryesindikalisti i Arsimit në Shkodër Arian Peraj: Situatë kaotike në shkollat e rajonit tonë. Sa është numri i mësuesve të infektuar në Shkodër, zonja ministre dhe zotërinj të “komitetit covidian” ?!?!
Merrni masa urgjente, sepse askush nuk mund të luaj me shëndetin dhe jetën e kolegëve tanë.
Drejtuesit e IA të tregohen realist dhe të përgjegjshëm për fatet e kolegëve të tyre sepse për pasojat që mund të shkaktohen, do të ketë përgjegjës konkret.
Kthejeni vëmëndjen nga siguria e jetës së nxënësve dhe mësuesve sa nuk është vonë ju përgjegjës të menaxhimit të kësaj situate aspak të mirë.
Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e komunitetit shkollor.