“Situata nën kontroll”, prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile…

Në cilësinë e Kryetares së Mbrojtjes Civile, Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni mblodhi shtabin e emergjencës për të analizuar situatën dhe për të deleguar detyrat sipas situatave të pritshme.


Në takim morën pjesë kryetarët e Bashkive Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut.
Më specifikisht, diskutimet u fokusuan në element të planit të evakuimit dhe të akomodimit të komunitetit dhe gjesë së gjallë për zonat që rrezikohen nga përmbytja.

Komisioni i Mbrojtjes Civile, vijon ta monitorojë situatën gjatë gjithë ditës së sotme nëpërmjet inspektimeve në terren dhe komunikimeve të vazhdueshme e bashkëpunimit ndërinstitucional me strukturat e KESh, dhe institucionet e tjera qendrore.

Deri tani situata pavarësisht se paraqitet kritike, është nën kontroll dhe monitorim të plotë. /Njoftim i Prefekturës Shkodër/

VIDEO E DITËS


ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel