Maqedonia e Veriut ka regjistruar një ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura në 24 orë, pasi janë testuar pozitivë 129 persona dhe kanë humbur betejën me COVID-19, gjashtë pacientë.
Ditën e djeshme numri i personave të infektuar llogaritej 165, ndërsa ai i viktimave 7.
Mediat vendase raportojnë se ende priten rezultate për të paktën edhe 20 teste nga qendrat private të testimit dhe më pas Ministria e Shëndetësisë do të bëjë përditësimin e të dhënave.
Ndërkohë nuk ka ende informacione për pacientët e shëruar.