“Sikur edhe 500 mijë veta të dalin në protestë…”, Rama s’e lëshon Ardi Veliun: Nuk vendoset në shesh…


Kryeministri Edi Rama thotë se dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk vendoset në rrugë, sikur edhe 500 mijë veta të dalin në protestë. Por kjo vendoset në bazë të asaj cfarë është e drejtë apo jo. Rama tha se edhe dorëheqja si ministër i Brendshëm i Sandër Lleshajt, nuk erdhi si pasojë e protestave, por se kjo ishte e drejtë.

“Nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta të kërkojnë të iki dhe drejtori i policisë, pse? nuk vendoset në rrugë kush ikën e kush rri, vendoset në bazë të cfarë është e drejtë. Dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi por djalin 25-vjecar e vrau arma e shtetit

Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhet të largohej, jo se kishte përgjegjësi as direkte as indirekte në ngjarje, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje, mos ishte vetëm me fjalë dhe që moralisht ministri i Brendshëm thoshte atë që tha.

Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës që të jemi shumë të qartë, edhe unë po mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë, por jo në këto protesta, në atë protestën e parë jo për t’ju hedhur në fyt policëve atje e për të kapur kanatet e dritareve të ministrisë e për të lëshuar gojën, por për të dëshmuar indinjatën qytetarisht”.

Të nderuar miq e mbështetës! Duke klikuar në reklamat që shfaqen në këtë faqe, ndihmoni ShkodraWeb Media të vazhdojë të jetë e lirë!