Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Siguracioni ne Shqiperi, ja tarifat e reja

ShkodraWeb 24 August, 2017
Kompanitë e sigurimit kanë ulur sot me të paktën 20% primet për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL-Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).
Ashtu sikurse një vit më parë kur primet u rritën me të paktën 25 %, duket se këtë herë kemi një tërheqje duke i ulur pak a shumë në të njëjtën masë.
Çmimet në treg
Nga të dhënat e siguruara nga kompanitë sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 14 mijë lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte 17.500 lekë.
Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite  primi sot është rreth 14 500 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 18 000 lekë.
Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 000 lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 14 500 lekë.
Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 15 000 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 500 lekë.
Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 15 000 lekë ndërkohe që më herët ishte 19 000 lekë.
Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 15 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.
Precedenti i një viti më parë
Në gushtin e 2016-ës kompanitë e sigurimit në një lëvizje të unifikuar rritën primin e sigurimit motorik brenda ditës në masën 25%. Kjo shkaktoi një reagim të gjerë në publik ndërkohe që vuri në lëvizje edhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e cila deklaroi se nuk mund të ndërhynte në çmimet që kishin vendosur kompanitë pasi tregu ishte I liberalizuar.
Në fund AMF vendosi t’i ndëshkonte ato me gjoba për shkak se nuk kishin njoftuar në kohë për ndryshimin e primit të sigurimit.
Qysh nga liberalizimi i tregut të sigurimit, që nga vetë AMF, është konsideruar një proces që ndodhi herët dhe me probleme, kompanitë kanë pasur luhatje drastike të primeve ku fillimisht kishim një konkurrencë të hapur me çmime minimale. Kjo solli si efekt rënien e pagesës së dëmeve bruto.
Më pas AMF vendosi një prim mesatar risku tregu duke ju kërkua kompanive që të mos vendosin prime nën këtë dysheme në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e treguesve financiarë.
Treguesit në korrik 2017
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2017 kapën vlerën mbi 7,415 milionë lekë, ose 12.03% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016. Gjatë periudhës janar-qershor 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 551,848 me një rritje prej 14.69% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2017 arritën rreth 4,322 milionë lekë, ose 11.43% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2017, pati një rritje prej 14.35% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.46% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-qershor 2017 pati një ulje prej 9.29% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 0.12% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016, shkruan Monitor.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-qershor 2017, pati një rritje me 2.65% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 2.13%./gazetaexpress/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kualifikimi i Skenderbeut, reagon edhe president Meta
Artikull pasardhës: Arsenal,Lazio,Milan? Ja kundershtaret e mundshem te Skenderbeut ne grupe

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.