“Si u kthye Shqipëria e vogël në “Kolumbinë e Europës””, investigimi i “The Indipendent”…

Në një investigim të sajin, prestigjiozja angleze “The Independent” e konsideron Shqipërinë si “Kolumbinë e Evropës”. Në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të vlerës që trafikohet, nga ana tjetër një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narkoshtet.

Mes tjerash ai iu referohet shifrave duke shtuar se autoritetet shqiptare nuk arrijnë të kapin më shumë se 5 për qind të sasisë së “mallit” që kalon nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera.

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai. Në shkrimin e publikuar media britanike thuhet mes tjerash se Shqipëria është kthyer si seli qendrore e trafikut të drogës në kontinentin e Europës.

Ky lloj trafikimi mendohet se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politike, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave të për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

“Është Kolumbia e Europës. Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. theksoi një diplomat.

Gazetari përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku sipas tij, emri iu publikua nga telefonatat dhe përgjimet me trafikantët. Mes tjerash, gazetari i medias britanike tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Pasqyrim të detajuar ka gjetur edhe Klement Balili, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku.

Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas medias britanike i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve.

Loading...