Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën”, edhe Salianji “lëshon” Bashën: LB të krijojë mundësi për zgjedhje në PD

ShkodraWeb 8 March, 2022
salianji konference

Dalja si forcë e tretë në zgjedhjet e 6 marsit e ka vënë Lulzim Bashën me shpatulla prej murit dhe ka ndezur pakënaqësi në radhët e deputetëve demorkat. Një prej tyre është edhe Ervin Salianji i cili ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Bashës, por që sot kërkon largimin e tij. Salianji është treguar i ashpër, ku thotë se Basha e ka humbur mbështetjen si kryetar i partisë, madje është bërë një barrë për opozitën që duhet të largohet. Deputeti i bën thirrje që të hapë garën për kreun e partisë.

Ai thotë se kandidatët e Partisë Demokratike ishin dinjitoz, prandaj përgjegjësinë kryesore për humbjen e sheh pikërisht te kryetari i partisë, Lulzim Basha.

” Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike. Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.

Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet. Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet! Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!

Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën! LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje! Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme”, shkruan Salianji.

Post navigation

Previous: “Më i ri se z. Basha s’ka lidership”, doli i treti në zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër, Xhemal Bushati mbështet kreun e PD- së zyrtare
Next: OPINION – Sindroma e humbjes dhe ngjashmëria me “sindromën e Stokholmit” në Partinë Demokratike…

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.