Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Si e njoha 47- vjeçarin e vetëvrarë: “Ardianit i vdiq gruaja para disa muajve, e përjashtuan nga skema e re përfitimit…”

ShkodraWeb 5 years ago
1

Ishte nji ditë krejt e zakonshme punet. Ardiani erdhi tek zyra pak mbas mesditet. I kisha çu fjalë me nji bashkëfshatar të vetin për me ardhë.Nuk e kisha njoft ma përpara, po basha thjesht detyrën që tana familjet përfituese me skemën e vjetër të ndihmës ekonomike, me i lajëmru me apliku edhe tek skema e re. U afru krejt kadalë e i pasigurtë tek tavolina.

“- Urdhnoni, zotni!”
“- Jam Ardian Kallami,- tha- më ke çu fjalë me apliku për asistencë.”

Ishte i veshun keq, flokët pak të rritun, i parrumë, fliste krejt avash, me dhimbje, sa për inerci.

“- Sa vonë ke ardh,Ardian- iu drejtova në emën me i dhanë konfidence- pse e ke lanë në limit të kohës aplikimin? Kenke ba rehat m’duket e s’paske nevojë ma për ndihmë ekonomike”- u mundova me ba pak humor. Por as që e vuni buzen n’gaz. Më pau me sytë e shkrumë, mblodhi buzët e çoi supet,si me dasht me m’than që “he, ishtu puna, s’kam mujt me ardh!”.

Nuk i fola as unë për nji moment. E pashë edhe pak, kishte mimikë të përvujtun por njikohësisht fisnike, do t’kishte kenë i pashëm deri para pak vjetësh. Tash kishte mbet dy grusht njiri. I vujtun,por i paqtë! Apo ishte vetëm i vujtun? Po ku ka paqe për njerz të rrënum?

Vujtja sikur i fisnikëron disa njerz, duken sikur kanë kalu nji fazë katarsisi e janë purifiku deri n’asht! E sikur t’kishe mundsi,d o t’ja kishe fal tan boten: urdhno,merre boten Ardian, e di që ti nuk ke çka i ban ma shumë, përveçse me qendis me brengën tande!

“M’fal- tha- se po të flas ma shumë se duhet, (o Zot,sa mirë që po fliste!) por ke moshen e vajzes teme. Mu s’ka dy muj që m’ka vdek gruja, s’më bahet me u vesh e me dal, as me pa kend, as me taku kend. A sheh si jam ba. Prandej kam vonu motër. M’ka fik, se di a m’kupton e ndoshta po ofendohesh që po t’flas kaq shumë,por kenka hall i madh. Gruaja,moj motër,a m’kupton?”

Biseda vazhdoi edhe për pak…bisedë e dhimbshme, ai plot mërzi e i këputun, unë pa piken e forcës,me ba ndonji gja, hama dreq!

Histori e gjatë, e tregume shkurt: Ardiani nuk e përfitoi ndihmen ekonomike, pikë të pamjaftushme edhe pse me shtëpi si mos ma keq, pa tokë e pa punë. Mandej e futa në listat e 6% që ka në dispozicion bashkia, pa pyt askend. Mandej Ardianin e akuzunen për vjedhje të nji shtëpije, e arrestunen, e dhununen, e kërcnunen, e lirunen…e aq u desht! Nji shpirt i vram’ që nuk bajti ma! Ardiani dje u vetëvar…

Sot, Ardian, kur e mora vesht që ishe ti, mu kujtu biseda jonë, pamja jote, madhështia e zanit tand t’vogël. Unë sot s’do e mallkoj shtetin tem, s’do ta urrej, se sot s’kam fuqi; m’ka kput shpirtin ikja jote. Sot ta la ty n’dorë…

Tregoji Zotit, Ardian,për shtetin tand, se si të katandisi, si të detyroi me firmos për diçka që se kishe ba (asnjiherë n’botë, i ve unë durt në zjerm për ty!), se si shteti jonë s’ka forcë e s’don me i arrestu kriminelat e vërtetë e englediset me njerz si ti, përdhos njerz si ti, torturon njerz si ti. Tregoji Zotit, Ardian, sa fatkeqsi asht sot me ken shtetas i shtetit shqiptar!

Pushofsh n’paqe, fort i përvujtuni, Ardian Kallami! /Nga Edona STAKA, marrë nga profili në Facebook/

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT/ Vetëvarja e 47- vjeçarit nga Vau- Dejësi, pezullohen nga detyra shefi i Komisariatit dhe dy policë
LAJM PAS: LAJMI I MIRË NGA BELGJIKA/ Ministra e Jashtme njofton zyrtarisht për njohjen e patentave tona…

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

2 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

2 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.