Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Si ‘delja e zezë…”, hetimet e SPAK, Arben Ahmetaj reagon sërish nga arratia: Po më bëjnë gjyq popullor…!

ShkodraWeb 12 October, 2023
ahmetaj spak 2023

Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK:

1. Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë.

2. Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?

3. Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka”? Cilin ligj e nen kam shkelur?

4. Cili është dëmi që i kam shkaktuar shtetit në “shpërdorimin e detyrës” nga ana ime? Sa është dëmi që i kam shkaktuar shtetit?

5. Familja e nderuar e ish-pronareve ka të drejtën për të ndjekur të drejtën që mendon se i takon, por cila është arsyeja që në Qershor të vitit 2022 ajo ka bërë një kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj? Mos vallë kjo përkon e promovuar me persekutimin e përndjekjen time politiko-mediatiko-juridike?

6. Cila është arsyeja që familja e nderuar e ish-pronarëve ka tërhequr padinë ndaj institucionit që ka dhënë lejen e ndërtimit, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë vendimine formës së prerë për anulimin e privatizimit?

7. Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë.

8. Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit.

9. Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”deles së zezë”? Mos valle ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!

Disa sqarime, sërish:

1. Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime! Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga unë, me ligj urdhëronte vetëm nisjen e procedures së privatizimit të aksioneve shtetërore në sektorët jo-strategjikë. Ministria e Ekonomisë urdhëronte vlerësim ose rivlerësim, që më pas kryhej nga ekspertë të pavarur, të licensuar. Ministria e Ekonomisë dërgonte dosjen në Agjensinë e Privatizimit në Ministri të Financave. Të gjitha këto hapa duke zbatuar ligjet në fuqi.

2. Shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur, ku mund të merrte pjesë kushdo (pa asnjë mundësi favorizuese). Shitja bëhej me ankand të hapur nga Agjensia e Privatizimit në Ministrinë e Financave, e cila në kohën e zhvillimit të ankandit nuk drejtohej nga Arben Ahmetaj.

3. Vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe nuk ka nevojë për asnjë urdhër mbështetës, e pavaresisht kësaj, ka dalë një urdhër anulimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

4. Sipërmarrësin në fjalë as nuk e kam, e as nuk e kam pasur kurrë mik. Dhe sikur ta njihja, besoj se koha kur njihje “kulakë”, ka përfunduar prej kohësh. Të njohësh dikë apo disa në vendin tonë të vogël nuk përbën më prej vitesh shkelje penale!

Gjithsesi, kujdes kur ta nxirrni këtë postim, nëse vendosni ta nxirrni, se mund t’ju zerohet mbështetja okulte, apo mund të merrni telefonata kërcënuese nga spin doctors. /Nga Arben AHMETAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Parkingje private me mjete rrethanore, Policia Bashkiake në Shkodër ia rikthen hapësirat e zaptuara qytetarëve
Artikull pasardhës: Humbi jetën duke punuar për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, kryebashkiaku Benet Beci ngushëllon familjen e 56- vjeçarit

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.