
Në fund të qershorit, krerët e shteteve dhe qeverive do të vendosin nëse BE do të negociojë pranimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Merkel do të duhet të kërkojë konsensus. Por koalicioni i tyre është i ndarë në këtë temë, shkruan sot media gjermane welt.de.
Kryetari i Komisionit për çështje evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum (CDU), refuzon në mënyrë rigoroze të ketë bisedime pranimi me Shqipërinë.
“Në këtë moment unë jam në mënyrë të qartë kundër negociatave të pranimit me Shqipërinë,” tha deputeti i CDU Kristian Gunther Krichbaum. ” Hapja e negociatave tani do të ishte e parakohshme”.
Megjithëse Shqipëria ka nisur “reforma të shumta”, për shembull në gjyqësor, ato duhet “të zbatohen tani tërësisht”. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë,” argumenton politikani i CDU. Komisioni Evropian ka “treguar naivitet në këtë çështje”, shkruan “Welt“.
Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çshtjeve europiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum ishte treguar poshterues ndaj Ramës thonë deputetet.