Shuhet shumë para kohe Xhevdet Ferri, një nga aktorët më të mirë të Shqipërisë…

Shuhet në moshën 59-vjeçare aktori i njohur i shumë roleve  sidomos në kinematografi, Xhevdet Ferri. Ferri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes, Gjoleka djali i Abazit,etj.

Xhevdet Ferri ka lindur në 26 Nëntor të vitit 1960 në qytetin e Durrësit. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve,  dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive.


Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Ne teater ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role). Pothuajse ne te gjitha filmat ka qene ne rolin e protagonistit Deputon ne vitin 1980 ne “Sketerre `43” si Arjani dhe po ate vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy per rolin e Markos. 5 vjet me vone , ne v. 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”.

LEXONI EDHE: “O Zot, është e paimagjinueshme…”, kolegët të tronditur për largimin e parakohshëm të Xhevdet Ferrit…

Ne misherimin qe i beri figures se Gorit ne filmin tjeter “Dhe vjen nje dite” , me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk. Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit. Aplikoj me sens aktorial heshtjen emocionale, ku syri i ngulur, disi i turbullt e persiates shoqerohet nga nje ndjenje e brendeshme, por se jashtmi e vetepermbajtur. Spikat per gershetimin e rrafsheve emocionale e veprimimeve vrulluese me ato te nje natyre ne dukje flegmatike, sakaq meditative dhe te paqta.

LEXONI EDHE: “Çfarë më thanë mjekët…”, Ndriçim Xhepa zbulon nga se vuante Xhevdet Ferri: Dje i shkova në spital…

Ka xhiruar si rregjizor edhe filmin “Tradheti bashkeshortore” ku interpreton edhe rolin e burrit, njerin nga tre rolet kryesore. Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford.

Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate. Aktualisht përveç impenjimit në (QKK) është edhe pedagog në Shkollën e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

 ABCOM ║ VODAFONE