Vetëm dy vite ia ka dalë të jetojë në këtë botë pa bashkëshortin, dashurinë e jetës së saj. Sadije Agolli u shua për të ndjekur pas Dritëroin, si për të dhënë shembullin se dashuria jeton edhe në jetën e përtejme. Zonja Agolli ka nderruar jete sot ne moshen 76 vjeçare. Vetëm pak ditë më parë, përkujtoi dy vjetorin e ndarjes së përkohëshme me të të bashkëshortit, shkimtarit të madh Dritëro Agolli. Bashkëshortja, lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira, rrëfente në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, se ende jeton me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin.
“E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë, unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë dhe i vdekur do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një future, që do të dalë nga kockat e mia”, shkrunate Agolli i madh. E pikërisht sot, Sadija e tij nisi udhëtimin për tu bashkuar në jetën e përtejme. Sadije Agolli vinte nga një familje shkodrane, e bazuar në vlera të forta qytetare.