Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shuhet Edmond Mëhilli, aktor dhe regjisor i njohur shkodran, la gjurmë në Estradën Profesioniste të Shkodrës

ShkodraWeb 9 January, 2026
edmond mehilli 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 78- vjeçare Edmond Mëhilli. Ai ishte për shumë vite aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni”, duke lënë gjurmë sidomos si regjisor i Estradës Profesioniste të Shkodrës. Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.

Ai lindi në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaron Insitutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punon si regjisor në Pukë dhe më pas per 15 vjet rresht në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989, punon gjithashtu në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodres, mbas 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.

Dallohet si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerësisht në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë me një akt, po ashtu në konceptet e tij regjisorjale ra në sy puna e vëmendëshme me fjalën, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, këmbëngulja për vërtetësinë e karaktereve, si dhe një mizanskenë përgjithësisht “e mbledhur”, pa levizje të tepërta.

Seria e shfaqjeve të tij me titull “Ditë buzëqeshjesh” në vitet 1983-1984 fiton Çmimin e Parë, kurse një sezon më pas në atë 1985-1986 vleresohet si më të mirat në takimet e humorit ne mes estradave profesioniste të zhvilluara në qytetin e Shkodrës.

Në vitin 1980 cilësohet si regjisori më i mirë në Festivalin e Estradave Profesioniste të vendit. Edmond Mehilli ka arritur të skenoje komeditë “Gomari i Baba Tasit” të Gjergj Fishtes (1992) së bashku me trupën e aktoreve të Teatrit “Migjeni” . Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjese skenike, ku spikat drama “Një histori e thjeshtë”.

Në mes shumë shfaqjeve që mbajnë regjizurën e tij është edhe ajo mbas viteve 2000 “Ylli i mëngjezit”. Një baba që sakrifikon rininë dhe jetën e tij dhe i përkushtohet rritjes së djalit, ardhur në jetë pas humbjes së bashkëshortes. Një prind që ka ndjekur me sytë e zemrës rritjen, hedhjen shtat dhe marrjen e rrugëve të jetës së të birit që i gëzon krijimit të familjes së tij, befas gjendet në udhëkryq. Është ky thelbi i dramës “Ylli i Mengjesit”, me autor Odise Plakun. Edmond Mëhilli është shfaqur edhe në një rol të vogël në filmin “Militanti”.

Për disa vite, ai ka qenë edhe drejtor dhe regjisor i televizionit Shkodra TV1 në Shkodër.

Interpretimi në filmin “Militanti”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Benet Becin si ish- administrator i KESH
Artikull pasardhës: Tifozët penalizojnë 5 skuadra të Superiores, gjoba për “sjellje të gabuar”, e pëson edhe Vllaznia…

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.