Shuhet Dom Gjergj Simoni, një nga meshtarët e parë të shuguruar pas rikthimit të lirisë së besimit në vitin 1990

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni. Për shume vite Dom Gjergj Simoni vuajti në burgjet e komunizmit bashkë me një pjesë të konsiderueshme të martirëve. Dom Gjergj Simoni është i fundit, i cili ka përjetuar torturat e komunizmit.

Dom Gjergj Simoni është autor i shumë botimeve ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në fillim vitet ’90 dom Gjergj Simoni është nder meshtarët e pare që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.


Në një publikim në Facebook të Famullisë Dajç Bregu i Bunës, mes të tjerave lexojmë: “Të dashtun, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitartë dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit.

Dom Gjergji ka sherby per 17 vjet ne famulline e Dajçit. Ka pas kohet ma te veshtira, te hapjes se Kishave. Kontributi i tij mbetet i pashlyer ne mendjet e besimtareve dhe ne veprat qe ka lane ne rimbekembjen e jetes shpirterore!Pushosh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni.“.

Dom Gjergj Simoni lindi me 08.12.1933 nga prindërit baba Kol dhe nёna Gjyste. Nё moshё tё re shërbeu si xhakue.  Mori formim arsimor tё mesëm nёn kujdesin eFrançeskanëve. Formimin teologjik e mori nga Pader Mark Harapi sj e Pader Aleks Baqli OFM.

Gjatë viteve të diktaturës komuniste, punoi si punëtor nё hidrocentrelin e Vau Dejes nё mesin e viteve 60 dhe nё kooperativen bujqësore nё Bushat.  Natёn e Pashkёve 1977 u dënua 10 vjet burg.
Me 21 prill 1991 u shugurue meshtar ngaImzot Nikoll Troshani, meshtar i parё mbas rregjimit nё moshën 58 vjeçe.  Mbas shugurimit meshtar shërbeu si famullitarnё Dajç të Bregut Bunёs Botoi edhe vёllimin “Lule e gjak”. Mesha e salikimit sot, ora 11.00 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve dhe të gjithë besimtarëve shkodranë e shqiptarë për këtë humbje.