Skip to content
14 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

Shuhet bass- baritoni i njohur shkodran Agim Quku, la gjurmë me interpretimin në “Karnavalet e Korçës”…

ShkodraWeb 5 September, 2024
IMG_0162

Të prekur për ndarjen nga jeta të solistit Bass-Bariton, Agim Quku.

Agim Quku u lind në Shkodër më 22 mars 1939. Në vitin 1967, pas përfundimit të studimeve të larta, emërohet solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Për një periudhë 20-vjeçare (1967-1987) ai interpretoi me nivel dhe cilësi të lartë artistike mbi 15 role në opera si “Berberi i Seviljes”, “Goca e Kaçanikut”, “Toka jonë”, “Vjosa”, “Carmen”, “La Traviata”, ku shquhej jo vetëm për zërin e tij, por edhe për lojën e shkëlqyer skenike.

Ai ka marrë pjesë edhe në filmin “Karnavalet”, duke interpretuar me zërin dhe lojën e tij bindëse rolin e prefektit. Pjesëmarrës në 10 festivale të këngës në RTSH, ai është nderuar 4 herë me çmime të dyta dhe të treta, si dhe pjesëmarrës në koncertet e majit.

Nga viti 1987 deri në vitin 1992, kur doli në pension, Agim Quku punoi si Përgjegjës i Degës së Programacionit dhe Propagandës në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ai është autor i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqje dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme në shtyp.

Pusho me ëngjëjt, Artist i Madh! Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: OPINION – Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” ose “topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj unë”…
Artikull pas: Jep dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dy vjet në këtë detyrë…

TË FUNDIT

partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…! 14 May, 2025
  • Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen 14 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • “Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Këngës me “Zjerm”… 14 May, 2025
  • Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë 13 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humbja me Egnatian nuk kapërdihet, Vllaznia shkarkon edhe trajnerin Brdariç… 13 May, 2025
  • VIDEO – Çfarë do ndodhë me lidershipin e PD- së pas certifikimit nga KQZ të humbjes në zgjedhjet e 11 majit?! 13 May, 2025
  • ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet… 13 May, 2025
  • NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë 13 May, 2025
  • NGA RUDINA HAJDARI – Si më shpallën armike kur ua thashë në sy se PD nuk fiton dot me Berishën… 13 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.