
Bordi i Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, pas shqyrtimit dhe miratimit në mbledhjen e Senatit Akademik një ditë më parë të 4 kandidatura për administrator të UNISHK, ka nisur procedurën e zgjedhjes.
Fillimisht, janë intervistuar nga Bordi i Administrimit 4 kandidatët e miratuar nga Senati Akademik, që sipas tij plotësonin kriteret e konkurrimit për administrator:
1. Kozeta Jana (Marku)
2. Julian Përgega
3. Armando Vata
4. Mark Molla
Pas intervistave, ishte parashikuar të niste procesi i votimit për 4 emrat, i cili në fakt nuk është zhvilluar duke shtyrë mbledhjen e nisur. Deri tani nuk ka informacion për arsyen e shtyrjes së mbledhjes së Bordit të Administrimit, por me gjasë anëtarët mbase kërkojnë informacione shtesë për kandidatët në garë.




