Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shtyhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në baskeboll, Vllaznia u ankua për zhvillimin në Elbasan të ndeshjeve

ShkodraWeb 5 February, 2025
kupa shqiperise basketboll meshkuj 2025

Caktimi i Elbasanit për pritjen e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj nuk ka kaluar pa polemika. Shoqata Vllaznia ka akuzuar FSHB-në për shkelje të rregullores, duke favorizuar ekipe të caktuara me këtë vendim. Kujtojmë që shkodranët do të përballeshin sot me Tiranën në çerekfinale, takim që do të luhej në orën 19:00 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Në fakt, siç njoftohet në faqen zyrtare në Facebook të klubit kuqeblu, takimet “për probleme teknike” janë shtyrë për një datë tjetër.

Kuqeblutë pretendojnë se këtë sfidë duhej ta zhvillonin në Shkodër dhe se janë penalizuar nga vendimi i FSHB-së. Ja deklarata e bërë nga Shoqata Vllaznia në lidhje me dërgimin e ndeshjeve të Kupës në Elbasan: “Skuadra jonë do të zbresë nesër (sot) në parket për të zhvilluar ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës, në Elbasan.

Si klubi më i vjetër pjesëmarrës në këtë kompeticion, Vllaznia e respekton maksimalisht këtë kupë dhe historinë e saj. Megjithatë, ndiejmë detyrimin të shprehim shqetësimin tonë lidhur me vendimet e Federatës Shqiptare të Basketbollit, e cila gjatë gjysmës së sezonit ka aplikuar rregulla të reja që nuk janë të shkruara në asnjë dokument zyrtar të fillimit të sezonit.

Në rregulloren e shpërndarë nga vetë Federata në fillim të sezonit, në pikën 4, ‘Sistemi i Ndeshjeve’, dhe në pikën 4.5 të saj për Kupën e Shqipërisë për meshkuj dhe femra, thuhet qartë se turi eliminator dhe faza çerekfinale zhvillohen me një ndeshje në fushën e skuadrës më të mirë të renditur sezonin e kaluar, ndërsa faza gjysmëfinale do të luhet në një vend të caktuar nga Federata.

Gjithashtu, në këtë seksion përcaktohet se çdo klub që tërhiqet nga kjo garë, para ose gjatë saj, do të ndëshkohet financiarisht me 300,000 lekë. Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka paraqitur një kërkesë zyrtare ndaj Federatës për këtë çështje dhe përgjigja e vetme e marrë ka qenë se Federata ndjek ‘praktikat më të mira në botë’, pa dhënë asnjë shpjegim lidhur me shkeljen e rregullores së saj, pa asnjë konsultim me klubet pjesëmarrëse.

Megjithëse këto ndryshime nuk favorizojnë Vllazninë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rrugëtimin e skuadrës sonë në këtë kupë duke favorizuar skuadra të tjera, ekipi ynë do të respektojë angazhimin e tij dhe do të zbresë në fushë për të dhënë maksimumin. Ne kërkojmë transparencë dhe respektim të rregullave të përcaktuara në fillim të sezonit, si një standard i domosdoshëm për zhvillimin e drejtë të basketbollit shqiptar”, shkruhet në deklaratën e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: KUPA E SHQIPËRISË – Vllaznia realizon objektivin e ndeshjes së parë, del e pamundur nga fusha e Elbasanit
Artikull pasardhës: “Dhoma e zhveshjes akull, ndoshta po kursejnë energjinë”, Brdariç ankohet: Gjyqtari humbi kontrollin e ndeshjes, të gjitha për Elbasanin

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.