Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar nga Covid- 19.
Burimet bëjnë me dije se ajo është shtruar në spital ditën e premte për shkak të temperaturës së lartë.
Gjendja e saj sipas burimeve, paraqiten aktualisht e stabilizuar. Zonja Bino është edhe anëtare e Task Forcës anti-Covid.