
Plot 21 kandidatë të listës për këshillin bashkiak të Partisë “Bindja Demokratike” në Fier kanë vendosur të japin dorëheqjen. Ata u regjistruan fillimisht në KQZ, por më pas kanë vendosur të heqin dorë nga kandidimi. Lista është nënshkruar nga njëri prej tyre dhe motivi është për “arsye personale”.
Sipas asaj që raportohet, në kërkesën e shkruar nga përfaqësuesi Astrit Haziz Hoxha, argumentohet se, kjo dorëheqje e shumëfishtë, vjen nga gjithë emrat e renditur në këtë listë, të cilët kërkojnë të mos jenë pjesë e zgjedhjeve.
“Unë Astrit Haziz Hoxha kam hartuar listën plotësuese për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier për partinë Bindja Demokratike deri në numrin rendor 21. Kjo listë është hartuar prej meje pa dijeninë e personave që marrin pjesë në të. Duke qenë se kjo listë nuk është si shprehje e vullnetit të lirë të personave që ndodhen në të , i kërkojnë KQZ-së të tërheqë këtë listë si më poshtë nga kandidimi”, shkruhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.