Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shteti urdhërohet t’i paguajë 26 mijë euro dëmshpërblim, ish- gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

ShkodraWeb 5 May, 2026
ervin metalla 2026

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane pas shkarkimit të tij nga vetingu. Vendimi për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës u mor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit 7 vite më parë, i cili la në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.

“Gjykata ka gjetur shkelje të Nenit 8 sepse shkarkimi i aplikantit nuk u dëshmua të ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura”, thuhet në vendim. Neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, ndërsa përcakton se autoritetet publike nuk mund të ndërhyjnë në këtë të drejtë, përveç rasteve kur ndërhyrja është e parashikuar nga ligji dhe e nevojshme në një shoqëri demokratike.

Metalla u shkarkua u shkarkua në korrik të 2018-ës, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i cili kishte gjetur problem në kriterin e pasurisë. Sipas KPK-ës Metalla kishte nënshkruar kontratat fiktive dhe kishte përfituar një kredi të butë për të cilën nuk përmbushte kushtet ligjore, duke e cilësuar këtë një sjellje “jo etike për një gjyqtar”.

“Jeta personale e gjyqtarëve, sjellja e tyre jashtëgjyqësore, është po aq e rëndësishme sa ajo në kontekstin profesional”, thuhej në arsyetimin e KPK-së në vendimin për shkarkimin e Ervin Metallës nga KPK.

Por Strasburgu arriti në përfundimin se shkarkimi i Metallës “nuk ishte proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura”, duke theksuar se organet e vetingut nuk provuan bindshëm se vazhdimi i mandatit të tij si gjyqtar ishte “i papranueshëm”.

Gjykata Evropiane vlerëson se, edhe pse veprimet e Metallës lidhur me kredinë e butë “mund të ngrinin pyetje të ligjshme mbi përshtatshmërinë e sjelljes së një gjyqtari”, ato nuk arrinin nivelin që justifikonte “sanksionin më të rëndë disiplinor”, pra shkarkimin dhe përjashtimin përfundimtar nga sistemi i drejtësisë.

Strasburgu urdhëroi shtetin shqiptar t’i paguajë Metallës 20 mijë e 400 euro dëm pasuror, 6 mijë euro dëm moral dhe 6 mijë euro për shpenzimet ligjore.

Metalla ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Durrës që nga viti 2001, si Kryetar i saj nga viti 2005 dhe si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë nga viti 2013. Ai ka ushtruar gjithashtu detyrën e Kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve, ndërsa aktualisht ushtron profesionin e avokatit. Metalla ka qenë pjesë e trupës gjykuese të dosjes 21 janari në Apelin e Tiranës, ku me një vendim të vitit 2013, i cilësuan vrasjet si vrasje pa dashje.

Post navigation

Previous: NGA ARDIAN NDRECA – Kanë minue të kaluemen e nji qendre urbane të cilën po e dënojnë mos me pasë të ardhme si qytet
Next: Arrestohet në Muriqan amerikani 45- vjeçar, ishte në kërkim për kanosje dhe përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.