“Shteti përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e fatkeqësisë”, PD reagon pas shpalljes së Fatkeqësisë Natyrore

Partia Demokratike reagon pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore nga ana e Shqipërisë për përballimin e situatës së shkaktuar nga epidemia e virusit. Sipas opozitës, akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve.


Reagimi i plotë:

Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha.

Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.