Shtetet e Bashkuara kanë izoluar në shtëpi 51% të popullsisë së saj. 15 shtete me 166 milionë banorë tashmë janë në izolim total kurse 2 shtete të tjera do i marrin këto vendime në fund të javës.
Po ashtu Shtëpia e Bardhë ka rënë dakort për një paketë ndihme ekonomike prej 2 trilionë dollarësh. Nga këto, 250 miliardë dollarë shkojnë direkt tek personat dhe familjet, 350 miliardë dollarë kredi për biznesin e vogël, 250 miliardë dollarë në përfitime të sigurimit të papunësisë dhe 500 miliardë dollarë në kredi për kompanitë e penalizuara nga kriza.