Pak më shumë se njm vit më parë, Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, sot yëvendëskryeministër i vendit, njoftoi miratimin unanim nga Këshilli Komunal të vendimit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit- Skenderbeu në sheshin kryesor të Tuzit.
Ishin bashtëatdhetarët në SHBA ata që morën përsipër financimin e projektit, i cili do ti japë edhe emrin e Heroit Kombëtar edhe sheshit kryesor të Tuzit. Tashmë për tuzjanët por edhe mbarë shqiptarët ka ardhur momenti i shumëpritur.
Në një ftesë publike të shpërndarë në rrjete sociale me firmën e kryekomunarit të Tuzit Lindon Gjelaj dhe kryetarit të Këshillit Komunal Fadil Kajoshaj, bëhet me dije se ceremonia e përurimit të shtatores së Heroit Kombëtar të shqiptarëve në Tuy, do të bëhet me 28 nëntor 2024, duke nisur nga ora 12:00.
Vlen të theksohet se sistemimi i sheshit që do marrë emrin e Gjergj Kastriot- Skenderbeut, është financuar nga Bashkia e Tiranës. Shtatorja e Kastriotit të madh të shaiptarëve në Tuz, pason vendosjen e bustit të tij në Triesh pak kohë më parë. /ShkodraWeb/