Shqiptari kthehet ne hero, i shpeton jeten 4 italianeve pasi u mori flake makina ne aksident

Një makinë ka marrë flakë në ecje, duke bllokuar brenda katër të rinj italianë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në zonën e San Martino di Trecate. Incidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy mjeteve, Fiat Punto dhe Peugeot, ku kjo e dyta mori flakë dhe bllokoi të rinjtë brenda.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë parë makinën, por vetëm për të bërë foto, shkruajnë mediat italiane, duke theksuar se një i ri shqiptar u shndërrua në hero dhe teksa po shkonte në punë ndaloi për t’i ndihmuar.
“E pashë veturën në zjarr dhe u ndala. Ishin 4 të rinj brenda, një vajzë dhe tre djem, të cilët dukeshin të tronditur, ndoshta nga tymi. I tërhoqa ata nga makina. Ishte e vetmja gjë që duhet të bëja”, tha i riu shqiptar për mediat e vendit fqinj.