Shqiptari kapet me 100 mijë euro “mall”, kur policia e ndaloi ai tentoi të largohej por…(emri)

Loading...

Arrestohet ne Itali nje shqiptar, ndërsa ne makinen me te cilen udhetonte kishte fshehur 4 kile heroine. Mediat e vendit fqinj shkruajne se ne pranga ra shqiptari Edson Fejzo, 32 vjeç. Ai u kap nga policia ne Taranto, pasi ne momentin qe policia i dha shenje te ndalonte, duke e ditur se cfare rrezikonte, shtoi shpejtesine.

Shqiptari ishte ne drejtimin e nje makine Opel Meriva dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit, duke sulmuar mjetin e policisë, e me pas duke braktisur makinen dhe duke ia dhënë vrapit ne kembe.

Por nuk iku larg, pasi policia e bllokoi ne kohe. Në brendësi të makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Nëse do të hidhej ne treg, droga do të kishte vlere rreth 100 mijë euro.

Loading...