Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulta dhe shpenzojnë më shumë për t’ u ushqyer për shkak të keq qeverisjes dhe administrimit të financave publike! Pagat në Shqipëri jo që nuk janë rritur si përpiqet të gënjejë propaganda qeveritare, por madje janë ulur krahasuar me vitin 2015.
Sipas qeverisë, nivelet nominale të pagave janë rritur mesatarisht me 2% në vit. Edhe inflacioni (rënia e fuqisë blerëse të lekut) është rritur mesatarisht 2% në vit. Realisht, paga mujore mesatare është rritur me një ritëm më të ulët se inflacioni. Pagat nuk janë rritur, pavarësisht rritjes mesatare ekonomike në nivelin 3%.
Në fund të periudhës 5 vjeçare 2015- 2019, pagat në realitet janë ulur me 1%. Inflacionin më të lartë e kanë patur çmimet e produkteve ushqimore, me një vlerë mesatare 3.4% në vit. Kjo do të thotë se një pjesë përherë e më e madhe e pagës mujore të shqiptarëve, shkon për blerjen e produkteve të domosdoshme për jetesë, siç janë ushqimet.
Shqiptarët sot janë më të varfër. Angazhimi dhe synimi ynë është të sigurojmë stabilitetin makroekonomik përmes punësimit, zhvillimit të biznesit, shpërndarjes të fondeve publike në funksion të zhvillimit, zbatimin e strategjisë për zhvillimin rajonal.