Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sport

Shqiptarët presin mrekullinë me Spanjën, ja si kualifikohet Kombëtarja kuqezi dhe cilat janë mundësitë matematikore

ShkodraWeb 24 June, 2024
shqiperia5

Në xhiron e 3-të të ndeshjeve në grupe llogaritë bëhen me laps në dorë, ku kualifikimi varet nga shumë kombinime, jo vetëm nga ajo çfarë një skuadër arrin vetë në fushë, por edhe nga ndeshjet e rivalëve, apo skuadrave të grupeve të tjera.shqiperiaMegjithatë, disa gjëra janë të qarta dhe në kampin kuqezi e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë sot në mbrëmje. Nëse mund Spanjën që ka siguruar vendin e parë me 2 fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve dhe kështu ka shumë mundësi ta vazhdojë më tej aventurën gjermane, të paktën si një prej katër skuadrave të treta më të mira. Do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, nëse do të kalonte grupin në pjesëmarrjen e saj të dytë në Europian.

Aq më tepër duke ditur se çfarë rivalësh kanë kuqezinjtë në grupin e tyre në “Euro 2024”, Spanjën dhe Italinë kampione Europe dhe Bote, apo dhe Kroacinë që ka shkruar historinë vitet e fundit. Por një fitore e mundshme sot kundër Spanjës mund ta çojë edhe në vend të 2-të Kombëtaren shqiptare, në varësi të rezultatit të ndeshjes tjetër të grupit mes Italisë dhe Kroacisë, që gjithashtu janë në lojë për kualifikimin. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në grup aktualisht, me 1 pikë dhe falë golaverazhit më të mirë se Kroacia e vendit të fundit.

KOMBINIMET 

Sipas ekspertëve të statistikave, me situatën aktuale të grupeve 4 pikë janë të mjaftueshme për të vazhduar më tej, sidomos kur nuk ke golaverazh negativ. Ka edhe një variant, që e kualifikon Shqipërinë edhe me një barazim ndaj Spanjës. Nëse kuqezinjtë marrin 1 pikë ndaj iberikëve sot dhe Kroacia nuk fiton kundër Italisë, Kombëtarja jonë do të zinte vendin e tretë në grup me golaverazh më të mirë sesa Kroacia. Në këtë rast kualifikimi do të varej nga rezultatet e grupeve A, C dhe F, ku duhet të plotësohen skenarë të veçantë në të paktën dy prej tyre për të bërë ëndrrën kuqezi realitet. Në Grupin A, duhej që ndeshja mes Skocisë dhe Hungarisë të mbyllej në barazim, por fitoi Hungaria. Në Grupin C duhet që Anglia të mundë Slloveninë dhe ndeshja Danimarkë-Serbi të mos mbyllet në barazim, ndërsa në Grupin F duhet që Çekia dhe Gjeorgjia të mos fitojnë ndeshjet përkatëse. Përtej këtyre kombinimeve, duhet që Shqipëria të ketë golaverazh më të mirë sesa skuadra që del e treta në të paktën 2 nga këto 3 grupe.

EKSPERTËT 

Shqipëria ka realisht shanse kualifikimi në fazën me eliminim direkt të “Euro 2024”, por ekspertët e statistikave e shohin si pak të mundshëm kalimin e grupit nga ekipi i Silvinjos. Nëpërmjet 20 mijë simulimeve kompjuterike të rezultateve, ekspertët e “Football Meets Data” kanë përcaktuar se cilat janë përqindjet e kuqezinjve për t’u pozicionuar në një vend, apo në një tjetër në grup. Sipas tyre, Shqipëria ka vetëm 2% mundësi që të dalë në vend të dytë në grup pas ndeshjeve të treta që do të luhen sot. Simulimet kompjuterike i japin 36% mundësi Shqipërisë të dalë e treta, ndërsa ka 62% mundësi të dalë e katërta. Në total, ekspertët përllogaritin se Shqipëria ka vetëm 8% mundësi që të kualifikohet në fazën e 16 skuadrave më të mira të kompeticionit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Nëse keni plane për javën e fundit të qershorit, mësoni parashikimin e sinoptikanëve…
Artikull pas: “Territori i pastër”, policia e Shkodrës kap mbi 4500 rrënjë bimë narkotike në zonën e Dukagjinit…

TË FUNDIT

benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
kuvendi kosoves 2025
  • Anëmbanë

Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.