Në burgun e Greqisë, Koridhalo, ka ndonjë një ngjarje e rëndë, pasi shqiptarët janë bërë sërish protagonistë në një plagosje. Mediat greke shkruajnë se Yannis Stafkuros, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Greqi është sulmuar me thikë.
Raportohet se ai është qëlluar me thikë në burg dhe më pas është transferuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Skafturo thuhet se është plagosur nga shqiptarët, gjatë kthimit nga transferimi i tij nga gjykata.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që ky sulm ka të bëjë me “luftën” me bandave në burg. Kjo për shkak se 49-vjeçari ishte një mik i mirë dhe bashkëpunëtor i Vasilis Stefanakos, i cili u ekzekutua në stilin mafioz më 17 janar 2018 në Haidakri.