Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

Shqiptarët i bëjnë lekët ilaçe, te paret në Europë në raport me shpenzimet totale për shëndetësinë

ShkodraWeb 9 November, 2017
ilace840

Kujdesi për shëndetin zë një peshë të ngjashme në buxhetin e familjeve shqiptare me atë të familjeve në vendet e BE-së, por struktura e këtyre shpenzimeve ka dallime të dukshme, pasi në Shqipëri 75 për qind e shkojnë për ilaçe. Familjet shqiptare 3.4 për qind të buxhetit të tyre mujor ja dedikojnë kujdesit për shëndetin, ndërsa familjet në Europë 3.9 për qind.

Në Shqipëri sipas INSTAT, 75.4 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë familjet i çojnë për konsumim medikamentesh, ndërsa pjesa tjetër shkon për shërbime mjekësore. Në Europë, sipas të dhënave te OECD-së, ky raport përmbyset. Në vendet e BE shpenzimet për ilaçe zënë 7-15 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë. Por përqindja vjen e rritet në vendet që janë anëtarësuar me vonë në BE, të tilla si Hungaria, Greqia, Lituania etj ku përqindja e shpenzimeve për medikamenteve zë mbi 20 për qind të shportës së shpenzimeve për shëndetësinë.

Shqipëria bënë përjashtim në rang europian pasi ende ekziston një kulturë e konsumimit të lartë të tyre dhe për më tepër shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut, duke e bërë vendin tonë me një nivel të lartë shpenzimesh për medikamente.

Nga ana tjetër tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes.

Gjatë periudhës janar -gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike pësuan një rritje vjetore 14 % në vlerë dhe 7 % për qind në sasi.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 8- mujorit u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike në krahasim me 3128 tonë në 8-mujorin 2016. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin importuar 2702 tonë medikamente.

Ndërsa shpenzimet për importin e medikamenteve arritën në 15.9 miliardë lekë gjatë janar-gusht 2017, nga 13.9 miliardë lekë që ishin më 2016, me një rritje 14%.

Në lidhje me këto zhvillime farmacistët dhanë disa arsye, duke pohuar edhe trendin në rritje të konsumit të ilaçeve. Plakja e popullsisë, rezistenca në rritje të ndaj medikamenteve dhe rritja e sëmundshmërisë janë tre shkaqet kryesore që sipas farmacistëve në pikat e pakicës kanë rritur konsumin e medikamenteve.

Farmacistët pohojnë gjithashtu se, gjithashtu numri i personave që po bëhen rezistencë ndaj ilaçeve po rritet. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve rrit rezistencën ndaj tyre, për pasojë ky grup gjithnjë e në rritje konsumon me shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare. kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës respektivisht. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Pohimi shokues i ish- yllit te bukurise: Edhe une viktime e ngacmimeve seksuale, por nuk denoncova
Artikull pas: Pas hedhjes nga vinci, 35- vjecari nga Lezha tenton te vetedigjet para Parlamentit…

TË FUNDIT

hotel velipoje evazion 2025
  • Ekonomia

VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
biznes vogel 2025
  • Ekonomia

INSTAT – Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe prej tkurrjes së popullsisë, Shkodra përgjithësisht e qëndrueshme

ShkodraWeb 26 June, 2025
banka shqiperise
  • Aktualitet

“Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

ShkodraWeb 10 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.