ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Shqiptarët duhet të gjejnë emrin, Shqipëria do ketë yllin e saj në qiell…”, shkodrania Mimoza Hafizi jep lajmin

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e pagëzuar nga vetë shqiptarët. Në 100 vjetorin e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve, instituticioni me astrofizikantë nga e gjithë bota që është vendimmarrës për emërtimet e trupave qiellorë, i jep të drejtën dhe shtetit shqiptar të përfaqësohet me yllin e tij.

Astrofizikantja shkodrane Mimoza Hafizi jep detaje për këtë yll dhe faktin sesi shqiptarët mund t’i vendosin emër atij.

Shoqata e Austronomëve ka përzgjedhur aq yje bashkë me planetët e tyre, sa ç’janë edhe shtetet në Tokë. Më duket se është një proces që lidh të ardhmen me të shkuarën. Sa i takon emrit, nuk mund të vihen emra njerëzish që kanë vdekur në 100 vjetët e fundit, as emra që kanë lidhje me politikën. Mund të vihen emra të Ilirisë, të Dardanisë, të kohës së Skënderbeut, emër i lashtë, historik ose kulturor”, tha Hafizi. /TCH/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.