
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Shkodër në orët e para të mbrëmjes. Burime të ShkodraWeb nga vendngjarja, bëjnë me dije se personi është arrestuar nga efektivët “Shqiponja” në Grudë të Re.
Ndërsa pritet që në orët në vijim, policia e Shkodrës të dalë edhe me një njoftim zyrtar për këtë aksion të radhës të suksesshëm të “Shqiponja”, bëhet me dije se i arrestuari është pronar edhe i një lokali në zonën ku u arrestua.
Dëshmitarët në vendngjarje që raportuan për ShkodraWeb, e kanë identifikuar personin por pa një konfirmim zyrtar të aksionit dhe të identetitit të tij nga policia e Shkodrës, nuk mund ta publikojmë