ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Shqiponja me duar kthehet virale, pas Xhakës dhe Shaqirit shfaqet edhe papa Francesku

Pas jehonës që pati gjesti i shqiponjës në festimin e golave në ndeshjen Zvicër-Serbi, dhe masave që priten të merren nga FIFA ndaj lojtarëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kujtojmë që edhe Papa Françesko ka bërë një veprim të tillë, por nuk pati asnjë koment negativ për shqiponjën e bërë me duar.

Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me shënjtërinë e tij Papa Françeskun dhe shkruan:

“Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.

Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”.

Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëhere ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur, domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Visar Zhiti.

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.