Shqipëria është zgjuar këtë mëngjes nga lëkundjet e termetit. Raportimi bëhet nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve. Ai është regjistruar në or 07.05 të mëngjesit të sotëm.
Termeti me një magnitudë 2.5 të shkallës Rihter, është ndjerë 25 km në Veri të Tiranës dhe 16 km në Lindje- Juglindje të Laçit. Thellësia e goditjes ishte 2 km. Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk ka njoftime për dëme të asnjë lloji.
Edhe tre janë mbushet viti nga termeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë me 26 nëntor 2019, i cili mori mbi 50 jetë njerëzish dhe shkatërroi qindra e qindra ndërtime.