Ish- kryeministri Berisha ka bërë sot një bilanc të ngjarjeve të 7 ditëve të fundit që tronditën shumë qytete të Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka nënvizuar se Shqipëria sot mund të krahasohet vetëm me Afganistanin ose Libinë. Berisha ka bërë një paralelizëm edhe me zbulueshmërinë e ngjarjeve të rënda, duke thënë se tre u larguan në drejtim të paditur se ishin delegatë në kongresin e suksesit të sojit të tyre. Më poshtë, postimi i plotë i ish- kryeministrit Sali Berisha në Faqen e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i Berishës
5 te vrare ne 7 dite ne Shqiperi!
3 ne gjithe Europen pa Shqiperine!
Ngushellime te ndjera per familjet e tyre.
Miq, Shqiperia sot mund te krahasohet vetem me Afganistanin ose Libine. Ajo mbylli javen me pothuaj dyfishin e te vrareve te te gjithe Europes. Ne dy raste vrasesit u dorezuan vet, ndersa ne tre rastet e tjera ata u larguan ne drejtim te paditur se kishin pune, ishin delegate ne kongresin e suksesit te partise te sojit te tyre. Kurse narkopolicia mori nga reanimacioni madje me serum per ne komisariat protestuesin armik.
Java me 5 te vrare u mbyll me Kongresin e suksesit te partise se pushtetit te krimit. Suksese! sb