Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Shqipëria s’i takon më 3 dinozaurëve të tranzicionit”, Basha shigjeton sërish “trekëndëshin e Bermudës”

ShkodraWeb 16 January, 2022
basha takim fier 2022

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha teksa shigjetoi ‘Trekëndëshin e Bermudës’ pohoi se ata nuk e duan nismën e opozitës që lidhet me vettingun në politikë. Basha tha sot se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘3 dinozaurët e tranzicionit’, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Nga Fieri, Basha tha se ky do të jetë një ndër vendimet e para që do të merret kur PD të vijë në pushtet.

“Kësaj shumice t’i themi mos e humbni besimin tek Shqipëria, mos e humbni shpresën për veten tuaj dhe fëmijët tuaj, mos u dorëzoni para një pakice, mos u dorëzoni para Trekëndëshit të kalorësve të tranzicionit që kanë marrë gjithçka e nuk japin asgjë po duan të vazhdojnë të jenë përjetësisht në karriget e pushtetit në sundimin e tyre të përjetshëm për hir të të cilit janë gati të ndryshojnë Kushtetuta, të shkelin Kushtetuta e ligje e pasurive të tyre korruptive.

Sepse ata janë pakica absolute sado të zhurmshëm të jenë, sado t’ua ngenë volumin e zërit të tyre paraja e vjedhur nga shumica, pushteti i grabitur nga sovrani që janë qytetarët, ata janë prapë se prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, shumica e shqiptarëve meritojnë ndryshimin, shumica e shqiptarëve duhet ta kenë ndryshimin dhe është misioni ynë të sjellim ndryshimin.

Dhe ne do ta sjellim ndryshimin miqtë e mi, ndryshimin e vjedhur nga masakra zgjedhore e 25 prillit, do ta sjellim. Ne sot jemi më të qartë se ç’ishim me 26 apo 27 prill se pse u ndal ndryshimi. Ne sot jemi shumë më të qarrtë sepse edhe miqtë dhe aleatët tanë e kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarin në Ballkan.

Nuk ishin as zë lartë kur masakra zgjedhore e ndali ndryshimin sepse me të drejtë ngjarjet provuan që ndryshimi nuk do të ishte ai që duan dhe meritojnë shqiptarët ku brenda familjes tonë politike dhe brenda koalicionit tonë kishim akoma njerëz, prania e të cilëve, aspiratat të cilëve ishin jo në përputhje, por në kundërshtim me aspiratat e naftëtarëve të Ballshit, e fermerëve të Divjakës, e studentëve të Fierit, e intelektualëve të Lushnjës e grave dhe burrave të qarkut të Fierit e mbarë Shqipërisë. Përkundrazi, kishin frikë se Trekëndëshi do ta përdorte 25 prillin prapë se prapë për ta mbajtur brenda kafazit shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Do ta përdorte për të vazhduar kalvarin e vjetër i cili as nuk nisi as nuk përfundoi, por u bë akoma më keq me Edi Ramën.

Pushteti i takon qytetarëve dhe do jetë i tyre. Kemi pasur 9 orë mbledhje. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kemi qëndruar aq. E di që prisni të flas, por skam pse harxhoj kohën tuaj. S’kemi pse flasim për të shkuarën. Ne djall shkoftë e shkuara, të ecim para drejt së ardhmes. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemet nga e vërteta”, tha Basha.

Post navigation

Previous: “Deputetët e PD të bëhen me bazën e demokratët”, Ervin Gjini: Do zhvillojmë së shpejti zgjedhje në çdo strukturë
Next: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare për ditën e sotme, e hënë 17 janar 2022…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.