Në orët e para të ditës së sotme, Shqipëria është lëkundur sërish nga termeti. Sipas Qendrëes Europiane për Monitorimin e Termeteve, termeti është verifikuar në orën 02:03 të ditës së sotme.
Lëkundjet e tij janë ndjerë në zonën në mes Durrësit e Tiranës. Konkretisht, 23 km në PerësndimJugPerëndim të Tiranës dhe 11 km në LindjeJugLindje të Durrësit.
Magnituda e këtij termeti ishte 3.5 ballë sipas shlakkës Rihter ndërsa thellësia e tij 10 km.
Deri në këto momente, nuk ka informacione prë dëme. Kujtojmë se termeti i para disa ditëve, shkaktoi dëme strukturore në zonën e Dibrës, fatmirësisht pa probleme për jetët njerëzore.