Shqipëria në prag të një trofeu fantastik, rusi i natyralizuar shqiptar në finale të Botërorit të mundjes…

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov, ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finalen e madhe të Botërorit të Mundjes që zhvillohet në Beograd.

Në gjysmëfinalen përballë serbit Stevan Muçiç, i cili është dhe fitues i medaljes Olimpike, mundësi kuqezi shkëlqeu duke e dominuar kundërshtarin.


Abakarov kështu do të ndeshet në finale përballë amerikanit Tomas Gilman, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00.