Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shqipëria merr tjetër goditje, pas 13 milionëve për “Lungomaren” vjen fatura 60 mln për “Bankers”

ShkodraWeb 10 February, 2018
bankers2018

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është gjykata e arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare ti kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.
Top Channel e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe avokaturës së shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

Vendimi i tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.

Në atë kohë agjencia kombëtare e burimeve natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.
Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.

Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e arbitrazhit në Strasburgu dënoi qeverinë të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit. /Top Channel/

Post navigation

Previous: Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj të horoskopit për ditën e sotme, e shtunë 10 shkurt 2018
Next: Pse u rebelua Bert Ndrenika?

TË FUNDIT

karakaci aeroporti vlore 2026

DOKUMENTI – “30 ditë afat…”, ministri Karakaçi “humb durimin” për aeroportin e Vlorës, ultimatum ortakëve

ShkodraWeb 29 May, 2026
temu

200 milionë euro për tregtimin e produkteve të rrezikshme online, Bashkimi Europian gjobit platformën “Temu”

ShkodraWeb 28 May, 2026
cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.