Kombëtarja shqiptare është mundur 2 – 0 në Izrael për Kupën e Kombeve. Intesant është fakti se statistikat e ndeshjes flasin për Shqipërinë, e cila bëri volum loje, e zotëroi topin, luajti mirë, pati edhe raste për gol por…humbi. Nja një gol për çdo pjesë loje, i pari pas një përgjumje të dukshme të mbrojtjes. Me këtët fitore Izraeli ngjitet në krye me 6 pikë, ndërsa ne jemi me vetëm 3 pikë. Sipas gjasave, kualifkimi i mundshëm për të Europian nuk do të kalojë dot nga Liga e Kombeve.