Shqipëria lëkundet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë magnituda e tij…

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Të dhënat janë bërë të ditura nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve.

Ai ka pasur një magnitudë 3 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë në afërsi të Gjirokastrës.


Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 14 km. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale përveç momenteve të frikës tek banorët.

Ky është tërmeti i dytë në vend pas atij të Lezhës mbrëmjen e së dielës me magnitudë 4.8 Rihter.