Shqipëria futet në kufizime të reja nga e merkura, ja çfarë kufizohet në vend…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije sot se ka propozuar që nga dita e mërkurë e 11 nëntorit, do hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese në vend.


Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.

ShkodraWeb Channel