Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Shqipëria është vendi i rastësive, por të gjitha “rastësitë” gjithmonë kulmojnë atje lart…

ShkodraWeb 4 years ago

Në ditët e sotme, nuk është aspak e vështirë të sigurosh informacione për çdo individ. Sidomos, për ata që kanë një “emër”, post apo edhe bisnes. Këta të fundit madje, “kapen” të gjithë në QKB- Qendra Kombëtare e Bisnesit. Kjo për të sqaruar, se edhe në rastin e ngjarjes së fundit- grabitjes spektakolare të 6,5 milion eurove në Rinas, është e lehtë të provohet se kompania “ICTS” me prapashtesa të ndryshme, janë e njëjta gjë.

Një turist që vjen për hetë rë parë në Shqipëri dhe ka fatin e mirë të mos jetë viktimë në pistën e Rinasit, merr një gazetë në dorë dhe lexon në versionin anglisht për grabitjen spektakolare. Kurioziteti mund ta shtyjë të mësojë më shumë dhe duke rrufitur një kafe, futet me celularin e tij në rrjetin wireless gratis të barit. Pasi i merr passwordin kamarierit. E natyrisht, e dinë edhe shqiptarët, bota e madhe e kërkimit është Google.

Me një klikim të thjeshtë gjen të dhëna për kompaninë e (pa)sigurisë së aeroportit të Rinasit. Është ICTS me një prapashtesë, Albania dhe një tjetër me Integrated. Panagiotis Kampouroglou është emri grek i një shtetasi holandez që është zanafilla e dy kompanive, të regjistruara në QKB.

Po të futesh në QKB të mbeten në mendje, për këto dy kompani, dy emra përveç grekut: Aldi Molloholli dhe Eno Bushi. Këta të dy, kanë qenë herë administratorë nga hiçi dhe po nga hiçi, aksionerë në dy kompanitë e njëjta ICTS.

Po të kesh interes dhe të kërkosh në Google këto dy emra, gjen informacion pa fund. Sidomos për Eno Bushin. Sepse avokati ka qenë përfaqësues ligjor i PS-së në procese zgjedhore. Pa fund informacione dhe pa fund foto, intervista e shkrime.

Në Shqipëri, vendin e rastësive, “rastësitë” lidhen. A ju kujtohen “mushkonjat” që ngarkoheshin me kanabis nga Shqipëria dhe fluturonin të qeta drejt Italisë? Përveç ndonjë rasti, të tipit Riformato. Google tregon se Bushi ka qenë në një fazë të gjykimit, edhe avokat i Riformatos që u kap me avion e me drogë në Divjakë. Natyrisht, rastësi siç është e tillë edhe akuza publike e ish- kryeministrit Berisha se Riformato kaloi “pa lënë gjurmë” në Rinas. E këtu rastësitë nisin e lidhen disi. Rinasi na kujton ICTS dhe ICTS na kujton Bushin. Jo vetëm kaq, një tjetër Bushi, këtë herë zonjë, punonte apo punon (nuk na e saktëson Google) në Agjencinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas- ANTA. Jo vetëm kaq, kjo zonja me mbiemrin Bushi, ka qenë edhe shefe kabineti e kryeministrit Rama, në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Pavarësisht se kanë kaluar vite, Google në “xhepat” e veta ruan akoma foto. Tani kemi hyrë në një terren ku “rastësitë” shpeshtohen dhe nuk bëjnë më përshtypje. Para se të dalim, edhe një detaj tjetër. Kontratat e grekut- holandez Panagiotis Kampouroglou me Aldi Molloholli dhe Eno Bushi, janë nënshkruar para një notereje me mbiemrin Braka…

Të gjitha këto turisti në Shqipëri i zbuloi për gjysëm ore në bar, duke rrufitur kafenë dhe vetëm përmes Google. Instiktivisht, kthen kokën nga ekranet e mëdha në sallën e aeroportit të Rinasit. Pas 60 minutave, një avion niset nga Rinasi… Dhe zhytet përsëri në celular deri në check-in. Sa e lehtë është të jesh sot investigativ! /Shënim i ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Kush i vodhi 10 miliopn euro, dritë- hijet e grabitjes së rradhës spektakolare në Rinas…?!
LAJM PAS: ANALIZA/ Kthimi në fis te Margjeloja…!

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

1 week ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

2 hours ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

2 hours ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

4 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.