ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë…”, ministri holandez i mbyll derën hapjes së negociatave me vendin tonë..

Qeveria holandeze nuk është e interesuar në negociatat e pranimit në BE të Shqipërisë, ndërsa për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën e hapur.Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok e bëri këtë të qartë ndërsa u shpreh se “ka ende rrugë të gjatë për të bërë”.

“Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë”, tha Blok, ndërsa u shpreh më pozitiv në lidhje me Maqedoninë Veriore.

“Hapa të mirë janë marrë atje, por ka ende punë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Mediat vendase shkruajnë se D66, PvdA dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. PS dhe PVV janë kundër. CDA beson se Shqipëria nuk është e gatshme.

VVD është më pozitive për Maqedoninë Veriore, por ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.