ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ “Shqipëria e vogël” vazhdon të ndjekë ëndrrën, Kosova mund Malin e Zi dhe kërkon një biletë për “Euro 2020”

Kosova vazhdon ëndrrën e saj në grupin A për “Euro 2020”, në kërkim të një bilete për në kampionatin europian. Në ndeshen e gjashtë në grup, në shtëpi përballë Malit të Zi, ekipi i Bernard Shaland fitoi pastër 2-0, duke fituar sërish terren.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë, teksa që në minutën e 10-të, ishte kapiteni Amir Rrahmani që me kokë nga një goditje dënimi, kërceu më lart dhe pas daljes jo të menduar të portierit, çoi topin në fundin e rrjetës.

Me kalimin e minutave, ishte sërish Kosova që kontrollonte lojën. Goli i dytë erdhi në minutën e 34-t, ku pas një aksioni të bukur, Hadëgjonaj pasoi te Muriqi, dhe ky i fundit në dy kohë, çoi topin në fundin e rrjetës.

Edhe fraksioni i dytë, kishte të njëjtin refren. Kosova pati shumë raste, por gjithashtu shpërdoroi shumë para porte, ndërsa në një moment edhe Muriqi u ndal nga traversa. Në fund, Kosova mori 3 pikë me shumë vlera, dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se Çekija e vendit të dytë.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.