Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas vendimit të dytë të gjykatës së Durrësit për mandatin e Valbona Sakos si kryetare e bashkisë, duke theksuar se ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin. Basha thotë se Shqipëria do të kthehet në një shtet të falimentuar afrikan.
Reagimi i plotë:
E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri. Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët. Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.