Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Fqinjët

Sot Shqipëria dhe Kosova me një qeveri “të përbashkët”, vendimet që priten të merren…

ShkodraWeb 26 November, 2018
qeveria shqiptare kosovare mbledhje

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë sot nje mbledhje të përbashkët në Pejë. Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren. Radio Evropa e Lirë raporton se pas zotimit per unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit roming, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet dy shteteve.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.

Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë. Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq theksojnë se mbledhja e përbashkët e të dy qeverive po mbahet në kohën e duhur.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se marrëveshjet që pritet nënshkruhen të hënën duhet të zbatohen dhe jo të nënshkruhen për marketing medial.

Duke përmendur rëndësinë dhe nevojën për heqjen e tarifave të romingut, Shahini thotë se përfaqësues të dy qeverive duhet të diskutojnë edhe për mundësinë e heqjes se taksës rrugore në Rrugën e Kombit që kanë vendosur autoritetet e Shqipërisë.

“Deri sa ne flasim për heqjen e romingut mes dy vendeve tona, mos të harrojmë se kohë më parë Shqipëria vendosi taksën rrugore, taksë kjo që është vlerësuar nga të gjithë e panevojshme dhe ngarkesë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës. Ndërkohë qyteti i Pejës është veshur kuqezi me rastin e festave të nëntorit, por edhe takimit të përbashkët të dy qeverive. /Burimi:REL/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: RISI/ Hoteli që funksionon pa recepsion dhe vetëm me një aplikacion, ndodh në Kinë…
Artikull pas: Shuhet në moshën 77- vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore…

TË FUNDIT

kuti votimi kosove 2025
  • Aktualitet

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna njohin kryetarët, Prishtina shkon në balotazh

ShkodraWeb 13 October, 2025
kuvendi kosoves 2025
  • Anëmbanë

Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij…

ShkodraWeb 21 June, 2025
termet grafike 3
  • Aktualitet

Italia tronditet nga një termet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e lëkundjes…

ShkodraWeb 7 February, 2025

TË FUNDIT

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.