
Ditën e shtunë, Vllaznia luan në “Loro Boriçi” një ndjeshje mjaft të rëndësishme. Është e rëndësishme për objektivat që klubi shkodran i ka vënë vetes për këtë sezon por edhe për shkak të rezultateve jo të mira të 3 javëve të fundit. Kuqeblutë vijnë nga një humbje në “shtëpi” me Kastriotin.
Siç është traditë, para ndeshjes trajneri Elvis Plori ka dalë para gezatarëve, duke iu përgjigjur interesimit të tyre. Gjatë konferencës, kanë qenë rreth 15 pyetje që i janë drejtuar dhe të cilave timonieri i Vllaznisë u ka kthyer përgjigje.
Plori ka pranuar se situata psikologjikisht, nuk është e mirë brenda ekipit. Megjithatë, ai ka theksuar se në këtë drejtim është punuar për ta përmirësuar. Ai ka nënvizuar se ka ardhur në kontribuojë me ndershmëri në Shkodër, duke e konsideruar shtëpia dhe familja e tij.
Trajneri kuqeblu ka thënë se presioniështë i konsiderueshëm në Shkodër, sidomos pas rezultateve jo të mira të javëve të fundit. Plori ka shtuar se shpreson që kthesa të vijë në këtë ndeshje, duke marrë një rezultat pozitiv. Pavarësisht ndryshimit të trajnerëve tek Laçi, nga Josa tek Duro, ai ka thënë se janë profesionistë dhe dinë të gjejnë zgjidhjet e duhura.
Plori ka thënë se rruga drejt Europës është më e shkurtër përmes Kupës së Shqipërisë, por nga ana tjetër ka shtuar se Vllaznia është në lojë edhe në Superligë. Me ndeshjen e laçit, nis faza e katërt dhe e fundit e Superligës, ku në lojë janë 27 pikë. Mbetet të shihet qasja e Vllaznisë ndaj pjesës së mbetur, duke filluar nga ndeshja me Laçin nesër. /ShkodraWeb/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!