Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Shpresoj që Partizani të vazhdojë agjërimin ndaj Vllaznisë”, flet Imami i Vllaznisë: Me 99% kemi arritur objektivin e sezonit

ShkodraWeb 20 May, 2021
eni imami vllaznia

Ditën e nesërme Vllaznia do të luajë në transfertën e vështirë me Partizanin kryesues, teksa kjo ndeshje besohet të jetë vendimtare dhe për fatet e fituesit të kampionatit.

Në prag të sfidës së nesërme, mbrojtësi shkodran Eni Imami foli në konferencën për shtyp të skuadrës duke u shprehur se Vllaznia i ka arritur objektivat e veta për Europën, por do të tentojnë deri në fund për kampionatin.

Ndeshja: “Për mua është vendimtare sepse kanë mbetur edhe 180 minuta dhe nesër ndahet çdo gjë në lidhje me ekipin kampion”.

Dëmtimi? E kam vuajtur shumë sepse nuk prisja të qëndroja kaq gjatë jashtë. Fatmirësisht u riktheva dhe më bëhet shumë qejfi që trajneri e tha edhe publikisht që kam bërë paraqitje të mirë ndeshjen e shkuar. E kisha pak me siklet të them të drejtën sepse kam qëndruar 2 muaj jashtë dhe nuk janë pak. Uroj ta vazhdoj formën e mirë edhe në tre ndeshjet e mbetura. Në mbrojtje do bëjmë më të mirën tonë dhe shpresoj që Partizani të vazhdojë agjërimin me ne”.

Partizani: “Sa i përket Asanit dihen vlerat e tij dhe këtë sezon ka bërë shumë mirë. Nuk dua t’ua ul vlerat sulmuesve të tjerë si Çinari, që është shkodrani juaj dhe Zhuniorit. Uroj të mos na shënojnë, s’e them që nuk do na shënojnë. Ndeshjet ndaj ekipeve të vendlindjes janë pak të sikletshme, por e kam kaluar tani këtë pjesë. Jam në një moshë që thjesht e shijoj. Edhe ju do e shijoni sepse është ndeshje rrallë dhe në Shqipëri nuk ndodhin shpesh të tilla beteja dy javë para fundit.

Titulli: “Në Shqipëri vitet e fundit fituesit janë shpallur tre apo dy javë para dhe nesër është betejë e veçantë, kështu ta shijojmë. Patjetër që e pretendojmë titullin përderisa matematika na e lejon. Meqë mundësia është, sigurisht. Plus kemi edhe Kupën dhe kemi shans akoma më të mirë se kampionati për të marrë trofe”.

Objektivi: “Na duket më e lehtë në Kupë sepse kemi gjithçka në dorë. Mendoj se Partizani ka më shumë presion nesër. Ata janë ndërtuar për titullin kampion, kurse ne për Kupat e Europës. Tani përderisa erdhëm deri këtu, pse të mos e tentojmë. Gjithsesi, brenda objektivit jemi sepse 99% Ligën e Europës e kemi siguruar”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Vllaznia do t’ia vështirësojë jetën nesër…”, Brdariç para ndeshjes vendimtare: Partizani e meriton kreun…
Artikull pasardhës: “Të ndryshohet data e zgjedhjeve!”, Grupi “Për PD”-në kërkesë Bashës dhe Kryesisë: 13 qershori, në shkelje të…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.