
Pershendetje!
Te dashur tifoze dhe dashamires te sportit shkodran.
E ndjej per detyr tju informoj per largimin tim nga nga Shkodra nga ekipi zemres Vllaznia ❤️💙
Dua te falenderoj presidentin Alban xhaferi gjith stafin drejtues te ekipit gjithashtu dhe tranjeret e mrekullueshem me te cilet un kam punuar dhe stervitur cdo dit me to duke mos harruar dhe tifozet e jashtezakonshem qe Vllaznia ka dhe do tket gjithmon te cilet na kan mbeshtetur ne cdo cep te shqiperise dhe ne cdo veshtirsi qe kemi kaluar dhe kurr nuk na kane braktisur..
Nje falenderim shum i madh shkon per te gjith lojtaret ku me te cilet un kam jetuar cdo moment si ne raste gezimi asht dhe ne trishtimi po ashtu nuk dua te perjashtoj dhe puntorer e logjistikes te cilet na kane ndenjur gati ne cdo moment..besoj se ne kto 2 vitet e fundit Vllaznia ka bere hapa pozitiv duke fitu kupen e Shqiperise 2 her rresht dhe shpresoj shum qe kete vit te shpallet fituese e kampionatit..
Largohem nga Shkodra krenar per kontributin qe kam dhene per kete qytet dhe shpresoj qe nje dit te kthehem prap.
Mirupashim Vllazni ❤️💙 /Publikuar në Facebook nga Ardit KRYMI, futbollist/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!